Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

Ekspozita Ndërkombëtare EXPO, Kisha Ortodokse Serbe (KOS), autostrada në entitetin e Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, si dhe Zyra për Kosovën. Për të gjitha këto, mes tjerash, shteti i Serbisë ka shpenzuar para nga rezerva buxhetore. Sipas rregullave, këto mjete duhet të përdoren për shpenzime të paparashikuara. Por, që nga fillimi i vitit 2026, fondet nga rezerva buxhetore janë ndarë me vendime të Qeverisë serbe më shumë se 130 herë, gjeti Radio Evropa e Lirë (REL). Deri në publikimin e këtij artikulli, as Qeveria dhe as Ministria e Financave e Serbisë nuk janë përgjigjur se pse ka qenë e nevojshme që fondet nga rezerva të përdoren kaq shumë herë. Shumat e ndara për përfitues të ndryshëm të arkës shtetërore kanë tejkaluar 122 milionë euro. Dhe,...