Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë
Pas Moskës dhe Pekinit, Pheniani zgjeron bashkëpunimin ekonomik me Bjellorusinë Nga Eljanos Kasaj* Minsk (Мінск ), Bjellorusi-Projekti i pavarur mediatik bjellorus, Zerkalo (Зеркало), raportoi së fundmi se gjatë mesit të dhjetorit 2025, lloje të ndryshme të produkteve të mishit u transportuan nga Bjellorusia në Republikën Popullore Demokratike të Koresë (ose Korenë e Veriut) nëpërmjet Rusisë. Mallrat e eksportuara – të përbëra nga blloqe viçi, këmbë pule, mish i zier dhe të brendshme – vinin prej disa kompanive bjelloruse të prodhimit të mishit në të gjithë vendin, dhe sipas dokumenteve zyrtare të marra nga stafi editorial i Zerkalos, marrësi ishte “Korea SongJin Trading Company”, me një adresë të regjistruar në kryeqytetin e DPRK-së, Phenian, Jeongbaek-dong 1, Distrikti Rakrang. Vlen të përmendet këtu se Jeongbaek-dong në Phenian njihet...
Burimi:
javanews.al