PE i ashpër me Serbinë: Pa reforma dhe pa përafrim me BE-në, s’ka përparim në negociata
Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për Serbinë, në të cilën vlerëson se vendi po ngec në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian për shkak të përkeqësimit në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe përafrimit me politikën e përbashkët të Jashtme dhe të sigurisë të bllokut evropian.Në rezolutë shprehet keqardhje që detyrimet kryesore të Serbisë, të përfshira në një dokument joformal (non-paper) të nëntorit të 2024, që synonte heqjen e pengesave të mbetura për hapjen e Kapitullit 3, kryesisht nuk janë përmbushur. Në këtë kontekst, PE-ja dënon retorikën nxitëse të Qeverisë së Serbisë ndaj shteteve anëtare që nuk e mbështetën hapjen e Kapitullit 3.PE-ja thekson se besueshmëria e procesit të zgjerimit duhet të ruhet përmes zbatimit të vazhdueshëm të kushteve të rrepta dhe të drejta,...
Burimi:
javanews.al