Pas samitit të Ankarasë, Meloni zbulon qëndrimin e Italisë për NATO-n, Trumpin, Iranin dhe Ukrainën
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka riafirmuar angazhimin e Italisë për të përmbushur detyrimet ndaj NATO-s, duke theksuar se rritja e investimeve në mbrojtje do të bëhet në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithmonë në funksion të interesit kombëtar. Në përfundim të samitit të NATO-s në Ankara, Meloni foli për prioritetet e qeverisë së saj, marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump, situatën shqetësuese në Iran, mbështetjen për Ukrainën dhe kritikat e opozitës italiane. “Ne duam të respektojmë angazhimet tona për shpenzimet në mbrojtje. Po e bëjmë këtë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, por në mënyrë të qëndrueshme, duke përcaktuar vetë kohën, mënyrat dhe prioritetet sipas kontekstit.” Kështu u shpreh kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, gjatë konferencës për shtyp në përfundim të samitit të NATO-s në Ankara....
Burimi:
javanews.al