Parlamenti francez shfuqizon zyrtarisht ligjin e skllavërisë të shekullit të 17-të
Parlamenti francez ka shfuqizuar unanimisht një ligj të shekullit të 17-të që i klasifikonte njerëzit si pronë. Skllavëria në Francë u hoq zyrtarisht dy shekuj më parë, por ky ligj nga koha e mbretit Luigji XIV nuk u hoq plotësisht zyrtarisht nga sistemi ligjor, edhe pse nuk ishte zbatuar për një kohë të gjatë. Një ligj i epokës koloniale i quajtur "Akti i Zezakëve" i trajtonte njerëzit si pronë të patundshme dhe lejonte që ata të rriheshin, të shiteshin, të përdhunoheshin dhe të vriteshin. Stevie Gustav, një ligjvënëse me origjinë nga ishulli Martinique i Karaibeve, i tha parlamentit se heqja e kësaj diskriminimi ishte e nevojshme, "por vetëm votimi nuk mund të riparojë shekuj jetësh të shkatërruara". "Ne nuk jemi pasardhës të skllevërve. Ne jemi...
Burimi:
syri.net