Parlamenti francez miraton projektligjin, cilat aplikacione përjashtohen nga ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Parlamenti francez miraton projektligjin, cilat aplikacione përjashtohen nga ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Parlamenti francez mbrëmë miratoi një projektligj që do të ndalonte aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, një masë që synon të mbrojë shëndetin e adoleshentëve dhe ka mbështetjen e qeverisë. Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili e mbështet fuqimisht këtë reformë, e përshëndeti vendimin dhe e quajti “një hap të rëndësishëm”. “Sepse truri i fëmijëve tanë nuk është në shitje. As në platformat amerikane, as në rrjetet kineze”, theksoi ai. Projektligji u miratua me 130 vota pro dhe 21 kundër dhe tani do të shqyrtohet nga Senati “në javët e ardhshme”, siç premtoi Ministrja e Çështjeve Dixhitale Anne Le Haenanf. Nëse projektligji miratohet përfundimisht, Franca do të bëhej vendi i dytë në botë që miraton një politikë kaq kufizuese për të miturit,...