Parandalohet sulmi me bombë pranë Bankës Amerikane në Paris, policia vë në pranga një person, një tjetër në kërkim
Policia franceze ka parandaluar një sulm të dyshuar me bombë pranë një ndërtese të Bankës Amerikane në Paris, njoftuan autoritetet. Një person është ndaluar, ndërsa një tjetër ka arritur të arratiset. Prokuroria kombëtare anti-terrorizëm (PNAT) ka hapur një hetim për veprime të dyshuara me natyrë terroriste. Veprat e dyshuara përfshijnë, tentativë për shkaktim dëmi me zjarr ose mjete të rrezikshme, prodhimin e pajisjeve shpërthyese, posedimin dhe transportin e këtyre pajisjeve me qëllim për të shkaktuar dëme të rrezikshme, si dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale me natyrë terroriste. “Urime për ndërhyrjen e shpejtë të një njësie të prefekturës së policisë së Parisit, që bëri të mundur parandalimin e një akti të dhunshëm me natyrë terroriste gjatë natës në Paris, vigjilenca mbetet në një nivel shumë...
Burimi:
top-channel.tv