Paralajmëron Europol: Konflikti në Iran rrit rrezikun e terrorizmit në Evropë

Paralajmëron Europol: Konflikti në Iran rrit rrezikun e terrorizmit në Evropë

Europol BRUKSEL- Europol ka paralajmëruar se konflikti në Iran po e vë Europën përballë “një kërcënimi të shtuar” të terrorizmit dhe “ekstremizmit të dhunshëm”, si dhe për rritje të sulmeve kibernetike dhe fushatave të dezinformimit. Disa vende të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, kanë rritur masat e sigurisë, pasi autoritetet kanë frikë nga sulme të mundshme të lidhura me rrjetet iraniane ose aktorët ekstremistë. “Lufta e vazhdueshme SHBA-Izrael me Iranin ka pasoja të menjëhershme për krimin e rëndë dhe të organizuar dhe terrorizmin në Bashkimin Evropian”, tha Jan op gen Oorth, kreu i komunikimit të Europolit. “Rreziqet kryesore janë një kërcënim i shtuar i terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, rritja e sulmeve kibernetike që synojnë infrastrukturën e BE-së, një rritje e skemave të mashtrimit online...