Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

Mbi 300 mjete ushtarake dhe rreth 6,500 trupa kanë marshuar këtë mëngjes në bulevardin Champs-Élysées në Paris, në kuadër të ceremonisë së Ditës së Bastiljes, e cila këtë vit ka marrë një mesazh të fortë strategjik për sigurinë evropiane dhe bashkëpunimin mes aleatëve. Parada e 14 korrikut është shoqëruar nga një prani e gjerë ndërkombëtare, me trupa nga vendet e “Koalicionit të Vullnetarëve”, të krijuar për të mbështetur Ukrainën dhe për të forcuar bashkëpunimin e mbrojtjes në Evropë. Në mesin e vendeve pjesëmarrëse janë Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Shqipëria, Spanja, Polonia, vendet baltike, si dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe liderë të shumtë botërorë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Parada u zhvillua si një demonstrim i...