Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë
Për herë të parë pas pesë shekujsh, një Pape ka zhvilluar një vizitë në Principatën e Monakos. Meqenëse Riviera Franceze njihet si vendi i miliarderëve, Ati i Shenjtë u bëri thirrje të pasurve të ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë, duke cituar Biblën ku thuhet se të vegjlit janë ata që bëjnë historinë. Papa Leoni XIV mbërriti me helikopter nga Vatikani në Monako. Udhëtimin njëditor e nisi me një takim me Princin Albert dhe djalin e yllit të ndjerë të Hollivudit, Grace Kelly. Një vizitë simbolike që shënon kthimin e një Pape në këtë vend, pas gati pesë shekujsh. “Vëllezër dhe motra të dashur, jam i lumtur ta kaloj këtë ditë mes jush dhe të jem i pari nga pasardhësit e Apostullit Pjetër në kohët moderne...
Burimi:
javanews.al