Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justifikuar luftën
Gjatë meshës së zhvilluar me rastin e të Dielës së Palmave, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leoni XIV u drejtua ndaj dhjetëra mijëra besimtarëve duke theksuar se Zoti është “Mbret i Paqes” dhe nuk mund të përdoret për të justifikuar luftën. “Jezusi refuzon dhunën dhe ofron ngushëllim për të shtypurit”, theksoi Papa Leoni XIV. Ky mesazh erdhi ndërsa lufta SHBA-Izrael në Iran po hyn në muajin e dytë dhe pushtimi rus i Ukrainës vazhdon ende. Papa kritikoi përdorimin e fesë nga udhëheqësit për të justifikuar konfliktet, duke thënë: “Ai nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i refuzon ato”. Gjatë meshës, besimtarët dhe klerikët morën pjesë në një procesion me degë ulliri dhe palma, duke përkujtuar hyrjen triumfale të Jezusit në...
Burimi:
opinion.al