Papa Leoni XIV: Lindje e Mesme, të heshtin armët dhe të hapen vende për dialog e për zërin e popujve

Papa Leoni XIV: Lindje e Mesme, të heshtin armët dhe të hapen vende për dialog e për zërin e popujve

Bota E Diel, 8 Mars 2026 16:42 Pas lutjes së Engjëllit, Papa na ftoi t’i lutemi Zotit që gjëmimi i bombave, në Iran e në të gjithë rajonin të pushojë e të hapen “shtigjet e pajtimit e të shpresës”. Është frika se “konflikti do të përhapet” dhe vende të tjera, si Libani, që do të bien përsëri në mungesë stabiliteti. Në Ditën e gruas, Papa bëri thirrje për dinjitet të barabartë dhe solidaritet me gratë, që vazhdojnë të jenë të diskriminuara dhe viktima të dhunës. “T’ia drejtojmë lutjen tonë të përvuajtur Zotit, që gjëmimi i bombave të pushojë, armët të heshtin dhe të hapet vend ​​për dialog, ku të dëgjohet zëri i popujve. Ia besoj këtë lutje Marisë, Mbretëreshë e Paqes: ndërmjetësoftë për ata që...