Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite
Një goditje e re e autoriteteve kineze ndaj tregtisë ndërkufitare të aksioneve ka shkaktuar tronditje në tregjet financiare dhe humbje të mëdha për kompanitë e ndërmjetësimit online. Mes më të prekurve është edhe themeluesi i platformës kineze Futu Holdings, Liv Li, i cili humbi më shumë se një të katërtën e pasurisë së tij brenda një dite të vetme. Autoritetet kineze po forcojnë kontrollet mbi daljen e kapitalit jashtë vendit, në një përpjekje për të frenuar investimet e pakontrolluara në tregjet e huaja dhe për të orientuar kursimet e qytetarëve drejt ekonomisë vendase. Aktualisht, Kina vendos kufizime shumë të forta mbi transferimet financiare, duke lejuar që një qytetar të dërgojë jashtë vendit jo më shumë se 50 mijë dollarë në vit dhe vetëm në kushte...
Burimi:
top-channel.tv