Panik në ajër! Air Force One pëson defekt, avioni me presidentin amerikan në bord ulet në…

Panik në ajër! Air Force One pëson defekt, avioni me presidentin amerikan në bord ulet në…

donald trump SHBA- Avioni presidencial amerikan Air Force One, i cili transportonte presidentin e SHBA-së, Donald Trump, u ul në mënyrë të sigurt në bazën ajrore Joint Andreës, pranë Uashingtonit, pas shfaqjes së një “problemi të vogël elektrik” gjatë fluturimit, teksa ndodhej mbi Atlantikun e Veriut. Mediat amerikani raportojnë se problemi teknik u vlerësua si jo serioz, megjithatë u mor vendimi që avioni presidencial të kthehej në bazë. Një reporter i Shtëpisë së Bardhë që udhëtonte me presidentin tha se dritat në kabinën e shtypit të Air Force One u fikën për pak kohë pasi avioni u ngrit në ajër, megjithëse nuk u dha asnjë shpjegim i mëtejshëm. Presidenti amerikan pritet ta vijojë udhëtimin e tij me një tjetër avion presidencial, me shumë gjasa një...