Pamje të reja nga arrestimi i El Chapos, si u kap bosi i madh i drogës pas arratisjes përmes kanalizimeve një dekadë më parë (VIDEO)
Dhjetë vjet pas arrestimit të tretë dhe të fundit, deri më sot, të Joaquín “El Chapo” Guzmán, janë publikuar katër video të reja nga operacioni që çoi në kapjen e një prej trafikantëve më të famshëm të drogës në botë. Pamjet u publikuan nga mediat meksikane “El Universal” dhe “Aristegui Noticias”. Operacioni, i koduar “Mjeku i Zi”, nisi në orët e para të 8 janarit 2016 në Sinaloa. Guzmán dhe krahu i tij i djathtë, Orso Iván Gastélum, fillimisht arritën t’u shpëtonin forcave ushtarake përmes rrjetit të kanalizimeve, por më vonë dolën në sipërfaqe në qytetin Los Mochis. Dy të arratisurit, të veshur vetëm me të brendshme, vodhën fillimisht një Volkswagen Jetta dhe më pas një Ford Focus të kuq. Pronari i makinës kishte ende...
Burimi:
vizionplus.tv