Pakistani udhëheq përpjekje të reja për bisedime SHBA-Iran

Pakistani udhëheq përpjekje të reja për bisedime SHBA-Iran

Me përshkallëzimin e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit javët e fundit, ka pasur raportime për një përpjekje të re nga Pakistani për t’i sjellë palët ndërluftuese në tryezën e negociatave. Islamabadi është përpjekur të ndërmjetësojë mes Uashingtonit dhe Teheranit që nga shpërthimi i konfliktit, një rol që ka marrë mbështetje publike edhe nga Kina. “Nuk kam informacion të saktë për atë që po ndodh tani, por mund të them se angazhimi nuk është ndërprerë as gjatë armiqësive aktive”, tha një zyrtar i lartë në Islamabad për Radion Evropa e Lirë më 25 korrik. I pyetur nëse Pakistani po vepron nga frika se konflikti mund të përshkallëzohet deri në atë pikë sa të ndikojë në sigurinë e kufijve dhe ekonominë e tij, zyrtari u...