Pakistan-Afganistan, prag lufte/ Sulm ajror kundër Talebanëve, 13 të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur

Pakistan-Afganistan, prag lufte/ Sulm ajror kundër Talebanëve, 13 të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur

Pakistani nisi një sulm ajror në Afganistan në orët e para të mëngjesit të së dielës. U goditën disa vende përgjatë “Vijës Durand”, që është edhe kufiri midis dy vendeve. Sipas burimeve të sigurisë, u vranë të paktën 13 militantë nga “Tehrik Taliban” një organizatë militante xhihadiste. Avionët luftarakë të Forcave Ajrore të Pakistanit shënjestruan vende të dyshuara për strehim të militantëve xhihadistë në Afganistanin lindor dhe juglindor. Burime lokale raportuan shpërthime të shumta, veçanërisht në distriktin Barmal të provincës Paktika, ku thuhet se u dëgjuan disa shpërthime me shpejtësi njëra pas tjetrës, një shenjë e një operacioni të koordinuar. Sipas informacionit në dispozicion, gjatë operacionit u goditën tetë objektiva . Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Informacionit e Pakistanit konfirmoi se ushtria e saj kreu sulme  ndaj strehimeve të terroristëve...