Orët vendimtare për marrëveshjen SHBA-Iran/ Trump pritet të marrë sot vendimin final
Orë vendimtare për konfliktin në Iran. Donald Trump njoftoi se është duke shqyrtuar në dhomën e situatave në Shtëpinë e Bardhë planin e hartuar nga diplomatët e tij dhe ata iranianë për armëpushimin 60-ditor, hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe nisjen e negociatave bërthamore. Përmes rrjetit Truth, presidenti amerikan sinjalizoi miratimin e planit, duke parathënë heqjen e bllokadës detare. „Anijet e bllokuara në ngushticë për shkak të bllokadës sonë të jashtëzakonshme dhe të paprecedentë, e cila tani do të hiqet, mund të nisin procedurat për t’u kthyer në shtëpi!“, tha presidenti amerikan. Trump kërkoi nga Irani çminimin e menjëhershëm të ngushticës dhe dorëzimin e mbetjeve bërthamore për asgjësim në SHBA dhe Kinë, duke përsëritur se ky vend nuk do të ketë kurrë bombë atomike. Teherani...
Burimi:
javanews.al