Operacioni kundër trafikimit të drogës në Stamboll/ Arrestohet aktorja e njohur turke, në pranga edhe 7 persona të tjerë

Operacioni kundër trafikimit të drogës në Stamboll/ Arrestohet aktorja e njohur turke, në pranga edhe 7 persona të tjerë

Autoritetet turke kanë arrestuar ditën e sotme aktoren Ezgi Eyupoglu dhe shtatë persona të tjerë pas një hetim për drogë në Stamboll. Eyupoglu u arrestua me dyshimin për blerje droge për përdorim personal, sipas Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit. Dy të tjerë, të identifikuar me inicialet EK dhe IAA, u arrestuan me dyshimin për prodhim dhe trafikim droge, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë u arrestuan për lehtësim të prostitucionit. Operacioni është faza e fundit në një hetim të gjerë që ka parë dhjetëra të arrestuar që nga tetori. Sipas medias turke, rasti është pjesë e një hetimi më të gjerë për drogë në Stamboll, ku kohët e fundit disa prezantues lajmesh televizive janë ndaluar për t’u marrë në pyetje ose janë arrestuar me...