Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Operacion i madh antidrogë në disa qytete italiane, arrestohen 384 persona, sekuestrohen 1400 kg drogë
Një operacion policor në shkallë të gjerë është zhvilluar në disa provinca italiane për të luftuar krimin e përhapur. Mediat italiane raportojnë se në totaja janë kryer 384 arrestime dhe 655 raportime, ndërsa janë sekuestruan afërsisht 1,400 kilogramë drogë. Policia identifikoi mbi 95,000 persona, përfshirë 16,701 të huaj dhe 10,848 të mitur, ndërsa sekuestroi 35 kilogramë kokainë, 1,370 kilogramë kanabinoide, një kilogram heroinë, 41 armë zjarri, 80 armë me teh dhe mbi 300,000 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhura nga trafikimi i drogës. Gjithashtu u identifikuan disa profile në mediat sociale dhe aktualisht po kontrollohen për përmbajtje, me sa duket të lidhur me aktivitet kriminal, me qëllim raportimin e mundshëm të tyre tek autoritetet përkatëse gjyqësore për bllokim. Kontrolle u...