“Olga, martohu me mua!”, gazetari ndërpret konferencën për shtyp të Putinit dhe e fton atë në dasmë

“Olga, martohu me mua!”, gazetari ndërpret konferencën për shtyp të Putinit dhe e fton atë në dasmë

Konferenca vjetore për shtyp e Presidentit rus Vladimir Putin, e mbajtur të premten në Gostinny Dvor, nuk u karakterizua vetëm nga pyetje serioze për pensionet, ndërtimin dhe luftën në Ukrainë, por edhe nga momente të pazakonta që janë bërë tashmë pjesë e spektaklit të kësaj ngjarjeje të rëndësishme. Një nga episodet më të komentuara ishte ai i gazetarit Kirill Bazhanov nga Channel 4 i Jekaterinburgut, i cili u ngrit në këmbë me një kravatë të kuqe dhe mbante një pankartë ku shkruhej se donte të martohej. Por pyetja e tij nuk iu drejtua presidentit rus, por të dashurës së tij, Olgës, të cilës i bëri publikisht propozimin për martesë. Putin e komplimentoi gazetarin për paraqitjen e tij, duke i thënë: “Je gati për të shkuar...