Ofendoi presidentin turk? Komediani turk përballet me katër vjet burg pas Stand Up-it të tij

Ofendoi presidentin turk? Komediani turk përballet me katër vjet burg pas Stand Up-it të tij

Një gjykatë në Turqi ka urdhëruar paraburgimin e komedianit Deniz Goktas, i cili po përballet me akuza për fyerje të vlerave fetare dhe të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, duke e lënë në pritje të nisjes së gjyqit ndaj tij. Sipas medieve lokale, Goktas u ndalua në aeroportin e Stambollit të enjten pas kthimit nga jashtë vendit, vetëm disa ditë pasi prokurorët nisën një hetim ndaj një shfaqjeje të tij stand-up, e cila ishte publikuar në rrjet dhe kishte marrë miliona shikime. Performanca e regjistruar muajin e kaluar në Stamboll është shikuar rreth 9.5 milionë herë në YouTube, ndërsa raportohet se dhjetëra qytetarë kanë paraqitur ankesa për shakatë e tij, veçanërisht ato që lidhen me fenë dhe figurën e presidentit. Gjatë seancës dëgjimore, komediani 32-vjeçar ka...