Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Ofendoi dhe sulmoi mjekun, bie në pranga 46-vjeçarja/ Zbulohet arsyeja e çuditshme që e çoi gruan në aktin e dhunshëm
Një grua 46-vjeçare është vënë në pranga pasi ka sulmuar një mjek për shkak të pritjes së gjatë në radhë për të kryer vizitën e saj. Policia e arrestoi 46-vjeçaren nga Napoli pas denoncimit të disa mjekëve për sulmin ndaj kolegut të tyre. Sipas medias italiane, ata treguan se dy gra ishin ankuar për pritjen e gjatë në radhë për tu kontrolluar dhe për këtë arsye, njëra prej tyre kishte filluar ti shante dhe më pas e kishte sulmuar. Oficerët e policisë konfirmuan sulmin nga pamjet e kamerave të sigurisë që çuan në arrestimin e 46-vjeçares. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv