OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin në 30-50%

OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin në 30-50%

Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos është mes 30% dhe 50%, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa drejtori i saj mbërriti në vend për të mbështetur përpjekjet për frenimin e sëmundjes. Anaïs Legand, nga ekipi i OBSH-së për patogjenët me rrezik të lartë, tha se vlerësimi i ri i shkallës së vdekshmërisë bazohet në rastet e konfirmuara. “Është shumë e lartë. Kjo do të thotë se deri në pesë nga 10 persona mund të vdesin”, deklaroi Legand para gazetarëve në Gjenevë, citon The Guardian. Ajo bëri të ditur gjithashtu se një pacient është shëruar nga Ebola dhe është larguar nga një qendër shëndetësore në Republikën Demokratike të Kongos më 27 maj, pas dy testeve negative, duke u bërë...