OBSH ngre alarmin për temperaturat ekstreme: Mbi 200 mijë viktima në Evropë në katër vitet e fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një plan të ri veprimi për të parandaluar vdekjet e lidhura me temperaturat ekstreme, në të njëjtën ditë kur agjencia amerikane NOAA shpalli zyrtarisht fillimin e fenomenit klimatik El Niño në Paqësorin tropikal. Sipas OBSH-së, gjatë katër viteve të fundit në Evropë kanë humbur jetën mbi 200 mijë persona për shkaqe të lidhura me valët e të nxehtit. Organizata vlerëson se shumica e këtyre vdekjeve mund të ishin shmangur nëse do të ishin zbatuar masa më efektive për mbrojtjen e shëndetit publik. Muaji maj i vitit 2026 dha sinjale shqetësuese për temperaturat rekord që mund të përjetojë Evropa gjatë verës. Për këtë arsye, OBSH ka prezantuar edicionin e dytë të Planeve të Veprimit për Shëndetin në Rast të Vapës...
Burimi:
javanews.al