“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan
Një incident i rëndë ushtarak ka vënë në lëvizje sistemet e mbrojtjes së NATO-s dhe ka ngritur alarmin në rajonin e Mesdheut. Një raketë balistike, e nisur nga territori i Iranit, ka përshkuar hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë përpara se të neutralizohej në prag të hapësirës ajrore turke. Edhe pse Irani ka mohuar se Turqia ishte objektivi i sulmit, duke lënë të kuptohet se shënjestra mund të ketë qenë Qiproja, mbetjet e antiraketave ranë brenda territorit turk, duke shkaktuar reagime të menjëhershme diplomatike dhe ushtarake. Në një intervistë për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut në Radio Tirana, gazetari shqiptar në Izmir, Sokol Brahaj, ka zbërthyer prapaskenat e kësaj ngjarjeje dhe gatishmërinë e shtetit turk përballë kërcënimeve të tilla. “Ditën e djeshme në orën...
Burimi:
javanews.al