Nuk kishte biletë, shoferi e zbret nga autobusi i shkollës, 11-vjeçari ecën mes borës 6 km në këmbë
Vetëm 11 vjeç, duke mbajtur çantën e shpinës dhe duke ecur 6 kilometra në temperatura nën zero gradë dhe borë. Kjo është ajo që i ndodhi një fëmije që jetonte në Vodo di Cadore (Belluno), i cili ndjek shkollën në San Vito di Cadore, pasi u detyrua të zbriste nga autobusi i linjës 30 Calalzo-Cortina sepse nuk kishte biletën 10 euro, që kushtonte për atë itinerar. Familja ngriti një padi për braktisjen e fëmijës. Gjyshja e fëmijës, Chiara Balbinot, një avokate nga Padova, raportoi: “Ne ngritëm një padi dhe fëmija u kthye në shtëpi me vuajtje të rënda fizike, aq sa ai është ende i sëmurë.”. Në fillim të vitit shkollor, nëna e tij kishte blerë disa bileta 2.50 euro, ndërsa pas kontrollit në zyrën...
Burimi:
kohajone.com