“Nuk ka mbretër!”/ Shpërthejnë protestat në SHBA, mijëra amerikanë në rrugë kundër politikave të Trump

“Nuk ka mbretër!”/ Shpërthejnë protestat në SHBA, mijëra amerikanë në rrugë kundër politikave të Trump

Protesta SHBA- Qindra mijëra qytetarë amerikanë po protestojnë nën sloganin “Nuk ka mbretër”, duke kundërshtuar politikat e presidentit Donald Trump mbi çështjet ekonomike dhe luftën e nisur nga Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit. Më shumë se 3 mijë tubime u mbajtën në 50 shtetet amerikane, ku protestat më të mëdha u zhvilluan në qytete si New York City, Dallas, Philadelphia dhe Washington. protesta Një nga tubimet kryesore u mbajt në St. Paul, ku mijëra persona u mblodhën pranë Kapitolit të shtetit në Minesota. Protestuesit mbanin pankarta me fotografitë e dy qytetarëve amerikanë, të vrarë nga agjentë federalë të emigracionit (ICE) në fillim të këtij viti, duke i kthyer ngjarjet në simbol të pakënaqësisë ndaj politikave të emigracionit. Në New York City, dhjetëra mijëra protestues mbushën...