“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

“Nuk jemi pjesë e luftës, por do të mbrohemi!”, Katari mohon përfshirjen në sulmet ndaj Iranit

Katari mohon të jetë pjesë e fushatës ushtarake kundër Iranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme deklaroi se Doha “nuk po merr pjesë në operacionet ushtarake kundër Iranit”, duke hedhur poshtë raportimet e disa mediave izraelite që flisnin për sulme nga Katari. Megjithatë, ai theksoi se vendi “po ushtron të drejtën për t’u mbrojtur dhe për të frenuar sulmet iraniane kundër territorit tonë”, duke e bërë të qartë se çdo reagim i Katarit lidhet me mbrojtjen e sigurisë së tij.