“Nuk është si marrëveshja e Obamës”, Trump flet për paktin historik me Iranin dhe zbulon detaje të reja
Presidenti amerikan, Donald Trump, u takua këtë të hënë, 15 qershor, me presidentin francez, Emmanuel Macron, në kuadër të samitit të G7-ës, ku përdori takimin dypalësh për të promovuar marrëveshjen e sapoarritur mes SHBA-ve dhe Iranit, por edhe për të uruar një kampion francez të arteve marciale të përziera (MMA). Takimi mes dy liderëve u zhvillua menjëherë pasi Trump mbërriti në Francë, pas organizimit të një eventi të profilit të lartë të UFC-së në Shtëpinë e Bardhë me rastin e ditëlindjes së tij. Në nisje të deklaratave për mediet, Trump vlerësoi fitoren e luftëtarit francez Ciryl Gane, i cili triumfoi një natë më parë ndaj një kundërshtari që konsiderohej pothuajse i pathyeshëm. “Dua ta përgëzoj presidentin. Mbrëmë Ciryl Gane fitoi ndaj një luftëtari të madh,...
Burimi:
javanews.al