“Nuk do zbulohen të gjitha dokumentet”/ Vijojnë debatet për dosjet “Epstein”, demokratët akuzojnë Trump për vendimin

“Nuk do zbulohen të gjitha dokumentet”/ Vijojnë debatet për dosjet “Epstein”, demokratët akuzojnë Trump për vendimin

Anëtarët më të lartë të komiteteve të mbikëqyrjes dhe drejtësisë në Kongres, Robert Garcia dhe Jamie Raskin, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të administratës Trump për të mos publikuar të gjitha dokumentet mbi çështjen Jeffrey Epstein. Ata e quajtën këtë veprim si një shkelje të qartë të “Ligjit për Transparencën e Dosjeve Epstein”. “Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet ligjore përballë kësaj shkeljeje të ligjit federal,” thanë ata në një deklaratë të përbashkët. Demokratët akuzojnë Donald Trump dhe Departamentin e Drejtësisë se po mbulojnë fakte dhe prova lidhur me rrjetin ndërkombëtar të trafikimit seksual të Epstein, që ka zgjatur dekada dhe ka vlerë miliarda dollarë. Për muaj me radhë, prokurorja Pam Bondi është kritikuar për refuzimin e transparencës që kërkonin dhe meritonin viktimat, duke sfiduar...