“Një vendim historik”! Osmani: Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur

“Një vendim historik”! Osmani: Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur

vjosa osmani-Philip Davis KOSOVË- Bahamas ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Lajmi është bërë me dije nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka quajtur një vendim historik. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh pavarësinë e Kosovës.  "Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë! Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis.", shkruan Osmani.  Postimi i plotë i Presidentes Osmani: Bahamas njeh Kosovën! Edhe një vendim historik për vendin tonë. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë!Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen...