Një muaj luftë me Iranin/ Nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua lufta në Lindjen e mesme

Një muaj luftë me Iranin/ Nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua lufta në Lindjen e mesme

Lufta me Iranin ka hyrë në muajin e saj të dytw, duke u shndërruar në një nga krizat më të mëdha gjeopolitike dhe energjetike të dekadave të fundit. Konflikti nisi më 28 shkurt 2026, kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndërmorën një seri sulmesh ajrore ndaj objekteve ushtarake dhe bërthamore në Iran. Në këto goditje u vra edhe lideri suprem iranian Ali Khamenei, një zhvillim që shënoi pikën e kthesës dhe përshkallëzoi menjëherë situatën. Teherani reagoi me një valë sulmesh me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe bazave amerikane në rajon, duke e zgjeruar konfliktin në disa fronte, përfshirë Libanin dhe Gjirin Persik.  Një nga goditjet më të forta strategjike erdhi në det: Irani mbylli de facto Ngushticën e Hormuzit, arterien kryesore të tregtisë globale...