Një i plagosur në Arizona pas një shkëmbimi zjarri me policinë kufitare

Një i plagosur në Arizona pas një shkëmbimi zjarri me policinë kufitare

Një burrë u qëllua dhe u plagos nga agjentët e Patrullës Kufitare Amerikane në Arizona, një shtet në kufi me Meksikën, thanë autoritetet. Incidenti vjen mes tensioneve të larta në Shtetet e Bashkuara për shkak të masave të ashpra të administratës së Presidentit Donald Trump ndaj imigracionit, të cilat kanë çuar në vdekjen e protestuesve nga agjentët federalë. Sipas Sherifit lokal Chris Nanos, një burrë 34-vjeçar, Patrick Gary Schlegel, u plagos në një shkëmbim zjarri me agjentët e CBP-së rreth 16 km nga kufiri meksikan. “Gjendja e tij është serioze, por e qëndrueshme”, shtoi Nanos, duke shpjeguar se burri dyshohej se ishte kontrabandist emigrantësh. Alex Pretty, një infermier 37-vjeçar, u qëllua dhe u vra nga agjentët e CBP-së të shtunën në Minneapolis gjatë një proteste...