Një asteroid pritet të kalojë pranë Tokës të shtunën

Një asteroid pritet të kalojë pranë Tokës të shtunën

Agjencia Hapësinore Evropiane European Space Agency ka njoftuar se një asteroid me përmasa të konsiderueshme do të kalojë pranë Tokës këtë të shtunë, pa paraqitur asnjë rrezik përplasjeje me planetin tonë. Sipas të dhënave të publikuara nga ESA, objekti hapësinor i quajtur (152637) 1997 NC1 ka një diametër të vlerësuar nga rreth 750 deri në 1,650 metra, bazuar në reflektimin e dritës së tij. Ai u zbulua në vitin 1997 dhe konsiderohet një nga trupat më të mëdhenj që kalojnë periodikisht pranë orbitës së Tokës. Juan Luis Cano, nga zyra e mbrojtjes planetare e ESA Juan Luis Cano, bëri të ditur se kalime të tilla të afërta të trupave të kësaj madhësie ndodhin vetëm një herë në disa vite. Megjithatë, këtë herë vëzhgimi mund të...