Një aeroplan i vogël rrëzohet në Massachusetts, plagoset piloti
Një aeroplan i vogël privat u përmbys në aeroportin Cape Cod Gateway në Massachusetts, duke i shkaktuar pilotit lëndime të lehta, sipas autoriteteve lokale dhe mediave amerikane. Aeroplani, një Bearhawk LSA-8X, u përmbys rreth orës 3:30 të pasdites (ora lokale) ndërsa po përpiqej të ulej në pistën 24 të aeroportit. Në rrethana ende të paqarta, aeroplani i vogël humbi ekuilibrin dhe përfundoi përmbys në anën jugore të pistës. Piloti pëson lëndime të lehta pasi aeroplani përmbyset në pistë në aeroportin e Cape Cod. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësve nxituan menjëherë në vendngjarje, ku e gjetën avionin përmbys dhe konfirmuan se piloti ishte i vetmi person në bord. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, piloti pësoi lëndime të lehta dhe iu dha ndihma e parë në vend, pa...
Burimi:
top-channel.tv