Nis pastrimi në jug të Gazës, Izraeli kamp për palestinezët: Do mbikqyren me teknologji
Izraeli ka pastruar një zonë në jug të Gazës ku planifikon, sipas Reuters, ndërtimin e një kampi për palestinezët, i cili të pajiset me teknologji mbikëqyrjeje, përfshirë këtu njohjen e fytyrës. Gjenerali rezervist i brigadës, Amir Avivi i tha agjencisë së njohur të lajmeve se kampi parashikohet të ndërtohet në një zonë të Rafah të pastruar nga tunelet e Hamasit dhe do të ketë hyrje-dalje të monitoruara nga personel izraelit. Sipas tij, struktura do të shërbejë për të strehuar palestinezët që duan të largohen nga Gaza drejt Egjiptit, por edhe ata që zgjedhin të qëndrojnë. Avivi, themelues i Forumit Izraelit të Mbrojtjes dhe Sigurisë që përfaqëson mijëra rezervistë, e bëri të qartë megjithatë se nuk flet në emër të ushtrisë izraelite. Ushtria dhe zyra e...
Burimi:
top-channel.tv