Ngushtica e Hormuzit, autoritetet iraniane: Do të mbetet e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Ngushtica e Hormuzit, autoritetet iraniane: Do të mbetet e hapur, por do të shënjestrohen të gjitha anijet amerikane dhe izraelite

Iran ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për lundrim, por ka paralajmëruar se anijet amerikane dhe izraelite mund të jenë objektiv i ushtrisë iraniane. Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Abolfazl Shekarchi, tha se Teherani kontrollon ngushticën strategjike, por nuk ka ndërmend ta mbyllë atë. “Ne e kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit, por nuk do ta mbyllim. Të gjitha anijet do të mund të kalojnë përmes saj. Megjithatë, anijet amerikane dhe izraelite do të jenë në shënjestër të ushtrisë iraniane”, deklaroi ai. Shekarchi shtoi gjithashtu se Irani nuk mund të ofrojë garanci për sigurinë e anijeve nga vendet e tjera. Sipas tij, nëse ato vendosin të kalojnë përmes ngushticës, do të mbajnë vetë përgjegjësi për çdo incident të mundshëm për shkak të situatës...