Ngatërroi pedalin e frenave me atë të gazit gjatë parkimit, shoferja përplas pas murit qytetarin

Ngatërroi pedalin e frenave me atë të gazit gjatë parkimit, shoferja përplas pas murit qytetarin

Një incident ndodhi në Brazil, ku një grua shtypi aksidentalisht pedalin e gabuar gjatë parkimit, duke bërë që makina e saj të përplasë një burrë pranë murit. Pamjet tregojnë shoferen duke ndalur makinën në një vend parkimi, kur papritur gruaja në vend të pedalit të frenave shtypi atë të gazit duke e përplasur burrin pas murit. Burri u bllokua midis parakolpit dhe murit, por arriti të shpëtojë pa lëndime serioze. Sipas mediave, ngjarja ndodhi në një kohë kur Brazili po përballet me një seri aksidentesh tragjike. Më herët këtë javë, një familje u gjet e vdekur pas një aksidenti të tmerrshëm gjatë kthimit në shtëpi për Krishtlindje. Në aksident humbën jetën Lucas Celestino Reis 40 vjeç, bashkëshortja e tij Jéssica Silva da Hora 35 vjeç,...