Nga trashëgimia shqiptare tek fluturimi i shpendëve, një urë Shqipëri-Kinë

Nga trashëgimia shqiptare tek fluturimi i shpendëve, një urë Shqipëri-Kinë

Shqipëria dhe Kina bashkohen në Pekin përmes kulturës dhe mbrojtjes së natyrës. Ditën e mërkurë, Ambasada e Shqipërisë në Pekin u shndërrua në një hapësirë takimi mes kulturës, natyrës dhe diplomacisë, duke mirëpritur aktivitetin “Albanian Cultural Heritage & Bird Photography Exchange Event”. Eventi promovoi trashëgiminë kulturore shqiptare dhe rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit përmes artit të fotografisë së shpendëve. Aktiviteti u hap me një performancë të veçantë të artit tradicional kinez “Bian Lian”, i njohur për teknikën spektakolare të ndërrimit të maskave, ndërsa më pas u inaugurua Ekspozita e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare dhe edicioni i tetë i Festivalit të Dashamirësve të Shpendëve. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, z.Riza Poda, theksoi rëndësinë e dialogut kulturor dhe të shkëmbimeve mes popujve, si...