Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin
Kur përmend Mykhailo Fedorov, përmend luftën hibride. Ai nuk ka veshur kurrë uniformë dhe nuk ka kryer shërbimin ushtarak. Në të kaluarën ka qenë sipërmarrës në marketingun teknologjik dhe ministër i Transformimit Digjital. Megjithatë, në moshën 35-vjeçare, ai drejton Ministrinë e Mbrojtjes të një vendi që ndodhet në luftë prej më shumë se katër vitesh. I ardhur në qeveri pas largimit të këshilltarit kryesor të presidentit Andriy Yermak dhe riformatimit të kabinetit, sipas zërave, ishte vetë Fedorov ai që i sugjeroi Zelenskyt largimin e tij. Ministri i ri i bëri menjëherë të qarta synimet e tij, duke sjellë me vete një ekip të rinjsh, këshilltarësh, analistësh të të dhënave dhe madje edhe një tavolinë ping-pongu në korridore. Më shumë një startup sesa një shtab ushtarak....
Burimi:
javanews.al