Nga mbrojtja kolektive te Rusia dhe Ukraina, çfarë përmban deklarata e plotë e samitit të NATO-s në Ankara

Nga mbrojtja kolektive te Rusia dhe Ukraina, çfarë përmban deklarata e plotë e samitit të NATO-s në Ankara

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s kanë miratuar Deklaratën përfundimtare të Samitit të Ankarasë, ku riafirmojnë angazhimin për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, rritjen e investimeve në mbrojtje dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën. Dokumenti përshkruan prioritetet strategjike të Aleancës, duke e cilësuar Rusinë si një kërcënim afatgjatë për sigurinë euroatlantike, ndërsa rithekson angazhimin për forcimin e kapaciteteve ushtarake, zhvillimin e teknologjive të avancuara dhe përballimin e sfidave të reja të sigurisë. Deklarata e plotë 1. Ne, krerët e shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, jemi mbledhur në Ankara për të riafirmuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj mbrojtjes kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit dhe ndaj lidhjes transatlantike. Një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve....