Nga jeta luksoze drejt qelisë, Maduro do të dërgohet në burgun ku u mbajt “njeriu më i urryer në Amerikë”
Nicolás Maduro, pritet të transferohet nga jeta e tij luksoze në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit (MDC) në New York City, burgun famëkeq ku kanë qëndruar disa nga emrat më të urryer dhe më të njohur në SHBA, mes tyre edhe Martin Shkreli, i quajtur dikur “njeriu më i urryer në Amerikë”. I përshkruar si “i neveritshëm” dhe me kushte “të tmerrshme”, MDC njihet për kushtet e mjerueshme, mungesën kronike të personelit, dhunën ndaj të burgosurve dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike. I ndërtuar në vitet 1990 për të luftuar mbipopullimin e burgjeve, objekti ka strehuar figura të profilit të lartë si këngëtari R. Kelly, “Pharma Bro” Martin Shkreli, Ghislaine Maxwell, ish-manipulatori i kriptomonedhave Sam Bankman-Fried dhe manjati i muzikës Sean “Diddy” Combs. Aty është...
Burimi:
ntv.al