Nga dronët te forcat speciale, SHBA nis operacionin për çlirimin e Hormuzit

Nga dronët te forcat speciale, SHBA nis operacionin për çlirimin e Hormuzit

“Bëhuni gati”, u bëri thirrje Trump kapitenëve të anijeve të bllokuara në Gjirin Persik. “Ndizni motorët tuaj, anije të botës, lëreni naftën të rrjedhë”, shkroi ai të dielën e kaluar në rrjetin e tij Truth Social. Sipas tij, më së voni deri të premten Ngushtica e Hormuzit do të jetë plotësisht e hapur. Anijet e mallrave dhe cisternat e bllokuara, tha presidenti amerikan, mund të nisen përsëri në lundrim. Me nënshkrimin e një marrëveshjeje kornizë midis Uashingtonit dhe Teheranit, e cila synon t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme të nisur në mars nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, do të hiqet edhe bllokada e Hormuzit. Ngushtica, një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë, ishte bllokuar nga Garda Revolucionare iraniane menjëherë pas fillimit të...