Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Nga 100 deri në 300 euro për person…Kontrabandë emigrantësh në Kosovë, 4 persona nën akuzë
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për kontrabandim me migrantë. A.K., F.L., V.P., B.C, po ashtu akuzohen për veprën “pjesëmarrje ose organizim i grupit kiriminal të organizuar”. Sipas Prokurorisë, të pandehurit së bashku me persona të tjerë të paidentifikuar, nga janari i vitit 2023 deri në shtator të këtij viti, kishin vepruar si grup i organizuar kriminal, duke futur kundërligjshëm shtetas të huaj në territorin e Kosovës. Aktakuza thotë se ata kishin marrë para në këmbim të kontrabandimit të migrantëve në Kosovë, nga 100 deri në 300 euro për person. Migrantët, që vinin përmes Shqipërisë nga shtete sikurse Bangladeshi, Pakistani, Siria dhe vende të tjera, destiacion final kishin shtetet e Evropës. Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që merret me kontrabandim...