New York Times: Përplasje në Gjermani për rrezikun e atentateve terroriste!

New York Times: Përplasje në Gjermani për rrezikun e atentateve terroriste!

Në Gjermani po zhvillohet një përplasje e fortë mes qeverisë dhe shërbimeve të inteligjencës për mënyrën se si duhet trajtuar dhe komunikuar rreziku i atentateve terroriste në vend. Lajmi është publikuar nga “New York Times”, që citon burime nga inteligjenca gjermane, ish-zyrtarë të sigurisë dhe parlamentarë, të cilët flasin për tensione të forta pas rritjes së frikës për sulme të lidhura me konfliktin mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Sipas gazetës amerikane, kancelari Friedrich Merz dhe ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt kanë zgjedhur të mos alarmojnë publikisht opinionin, duke e përshkruar rrezikun e sulmeve në Gjermani si “hipotetik”. Por shumë zyrtarë të sigurisë, sidomos në nivel rajonal, mendojnë ndryshe. Ata besojnë se kërcënimi është konkret dhe se situata është bërë më e rrezikshme javët e fundit. Katër zyrtarë të lartë...