Netanyahu paralajmëron Iranin: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se opsioni ushtarak mbetet i hapur, në një kohë kur negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Teheranit për programin bërthamor iranian vazhdojnë të jenë në ngërç. Në një intervistë për CNBC, Netanyahu deklaroi se udhëheqja iraniane “po luan me zjarrin” dhe duhet të marrë seriozisht pasojat e veprimeve të saj. “Irani e di shumë mirë qëndrimin e presidentit Trump. Nëse do të jetë e nevojshme, operacionet ushtarake mund të rifillojnë. Izraeli është i gatshëm dhe po ashtu edhe forcat amerikane”, tha ai. Kreu i qeverisë izraelite theksoi se Teherani përbën një kërcënim jo vetëm për Izraelin, por edhe për Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë perëndimore. “Po përballemi me një armik që kërkon të shkatërrojë vendin tonë, vendin tuaj...
Burimi:
javanews.al