Netanyahu paralajmëron Iranin: Një sulm ndaj Izraelit do të ishte gabimi i tmerrshëm, përgjigjja do të jetë shumë e fuqishme
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se çdo sulm ndaj Izraelit, qoftë drejtpërdrejt apo përmes grupeve aleate, do të ishte “një gabim i tmerrshëm” dhe do të përballej me një përgjigje “shumë, shumë të fuqishme”. Në një intervistë për Fox News, Netanyahu deklaroi se përfundimi i konfliktit kërkon ose rrëzimin e regjimit iranian, ose pranimin nga Teherani të kostos së politikave të tij, të cilat, sipas tij, kanë sjellë destabilizim në rajon. Ai akuzoi Iranin se kërcënon jo vetëm Izraelin, por edhe Arabinë Saudite, Bahreinin, Katarin, Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordaninë. Netanyahu tha se mbështet plotësisht përpjekjet diplomatike të presidentit amerikan Donald Trump, por theksoi se programi bërthamor i Iranit duhet të marrë fund, “me marrëveshje ose pa marrëveshje”. Kryeministri izraelit shprehu...
Burimi:
javanews.al