Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë përçarje midis nesh”, është shprehur Netanjahu, duke shtuar se Trump është udhëheqësi i SHBA-ve dhe bën atë që është e mirë për Amerikën. “Unë jam udhëheqësi i Izraelit dhe bëj atë që është më e mira për Izraelin. 99% të kohës biem dakord, por si në çdo familje, ndonjëherë ka mosmarrëveshje dhe flasim hapur për to“, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë me “Fox News”. “Pyetja e vërtetë është nëse kemi qëllime të ndryshme në lidhje me Iranin dhe përgjigjja është jo: ne duam që Irani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, të heqë uraniumin e pasuruar dhe të çmontojë objektet...
Burimi:
opinion.al