Nënshkrimi marrëveshjes SHBA-Iran, ceremonia mund të zhvillohet në Gjenevë

Nënshkrimi marrëveshjes SHBA-Iran, ceremonia mund të zhvillohet në Gjenevë

Një ceremoni e mundshme nënshkrimi për një memorandum mirëkuptimi mes SHBA-së dhe Iranit pritet të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës, sipas CNN. Lajmi vjen pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se është arritur një “marrëveshje e madhe” që mund të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit me Iranin. Ai tha se dokumenti mund të finalizohet në ditët në vijim dhe se ceremonia e nënshkrimit mund të zhvillohet në Evropë, me pjesëmarrjen edhe të zëvendëspresidentit JD Vance. Megjithatë, zyrtarët iranianë nuk e kanë konfirmuar ende arritjen e ndonjë marrëveshjeje. Sipas dy burimeve të tjera të përfshira në bisedimet diplomatike, Gjeneva shihet si lokacioni më i mundshëm për ceremoninë, ndërsa një tjetër opsion i përmendur mbetet Vjena. Një nga burimet thotë se nënshkrimi i...